Samsung pranon se secili mund t'ia heq çelësin një telefoni s10                            

Një problem që nënkupton se çdo gjurmë e gishtërinjëve mund ta zhbllokojë një telefon Galaxy S10 është pranuar nga Samsung.

Ata premtuan se verzioni i ri softuerik do ta zgjidh problemin, raporton BBC.

Problemi u vërejt nga një grua britanike, burri i së cilës ishte në gjendje të zhbllokonte telefonin e saj me shenjat e gishtërinjëve të tij vetëm duke shtuar një mbrojtës të dobët në ekran.

Kur u lansua Samsung S10, në mars, Samsung përshkroi sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”.

Boshllëk ajri

Skaneri dërgon ultratinguj për të zbuluar vijat 3D të gjurmëve të gishtërinjve në mënyrë që të njohin përdoruesit.

Samsung tha se ishte “i vetëdijshëm për rastin e njohjes së gabuar të gjurmëve të gishtave të S10 dhe së shpejti do të lëshojë një version të ri softuerik”.

KaKao Bank e Koresë së Jugut u tha klientëve të fiknin opsionin e njohjes së gjurmëve të gishtërinjve kur kyçen në shërbimet e saj derisa të zgjidhej problemi.

Raportet e mëparshme sugjeruan që disa mbrojtës të ekranit ishin të papajtueshëm me lexuesin e Samsung sepse ata linin një hendek të vogël ajri që ndërhyri në skanim.

Shenjat e gishtërinjëve

 Qifti britanik që zbuloi problemin e sigurisë i tha gazetës Sun se ky është një “shqetësim i vërtetë”.

Pasi bleu një mbrojtës të ekranit prej 2,70 dollarë në eBay, Lisa Neilson e zbuloi se mund të zhbllokonte telefonin me gishtin e saj të majtë edhe pse nuk e ka regjistruar.

Ajo më pas i kërkoi burrit të saj të provonte dhe doli se gjithashtu edhe ai mund ta zhbllokonte.

E njëjta gjë ndodhi kur mbrojtësin e ekranit e vendosën në telefonin e një të afërmi tjetër.

Përgatiti: Senad Durguti