Samiti në Paris, Osmani: Kosova në hartën globale të diskutimeve për Inteligjencën artificiale

Kosova është pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën.

Në këtë Samit për Inteligjencën Artificiale, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme të përfshihet në këtë transformim të madh.

“Kosova në hartën globale të diskutimeve për Inteligjencën Artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.” – ka shkruar Osmani, më 12.02.2025.

Osmani theksoi rëndësinë e këtij diskutimi, duke deklaruar se teknologjia po udhëheq një revolucion global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të përfshihet në këtë transformim të madh.

Me ftesë nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidentja Osmani po qëndron në Paris për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Inteligjencë Artificiale.

Bëhet e ditur se e para e shtetit ka takuar edhe shumë liderë botërorë, si dhe përfaqësues të organizatave të mëdha botërore.

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, Osmani ka takuar zëvendëspresidentin e ri amerikan, J.D. Vance.