Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kiev, 11 qershor 2022. Foto: REL

Samiti BE-Ukrainë mbahet sot në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nënshkruajnë një flamur ukrainas para fillimit të samitit të BE-së. 2 shkurt 2023. Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten në Kiev, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.

Udhëheqësit e BE-së do ta takojnë sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me premtimin për sanksione të reja kundër Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi simbolik me tren për të treguar mbështetjen për Ukrainën, e cila po i afrohet përvjetorit të parë të pushtimit rus.

“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, deklaroi më herët kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.

Flamuri i BE-së dhe i Ukrainës.
LEXONI EDHE KËTË:

Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave

BE-ja ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit./REL