Sami Mazreku merr detyrën si u.d drejtor i Byrosë së Sigurimeve

Ushtrues i detyrës në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimeve nga sot do të jetë Sami Mazreku.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Byroja Kosovare të Sigurimeve (BKS) përmes një publikimi në Facebook.

Mazreku ka udhëhequr Shoqatën e Sigurimeve  të Kosovë gjatë tri viteve të fundit.

“Sami Mazreku ka nisur punën si ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Para se të vijë në këtë pozitë Mazreku ka ushtruar pozitën e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa pjesë e sektorit të sigurimeve është që nga viti 2006. Mazreku gjatë viteve të fundit ka dhënë kontribut në promovimin por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve në Kosovës, Përndryshe deri më tash Byroja Kosovare e Sigurimeve është drejtuar nga Blerim Pushkolli”, thuhet në publikimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).