Sami Lushtaku:Tunë Kqira është ma burrë se disa që flasin për të

Sami Lushtaku ka komentuar raportimet se ai ishte takuar me Tunë Kqirajn, i cili ishte akuzuar për fajde.

Lushtaku ka treguar se me Tunë Kqirajn ka qëndruar gjatë kohës sa ka qenë në burg.

Madje ai e ka quajtur Tunë Kqirajn ma burrë se ata që flasin për të.

“Me Tunë Kqirajn kam qenë në burg. Kam pi kafe e kam hëngër darkë, bile ma burrë është Tuna sesa disa që po flasin për të”, tha Lushtaku.

“Njerëzit le ta marrin si të donë, por unë nuk i iku takimeve. Unë nuk e di se me çka merret Tunë Kqirajn. Por unë dal e rri me kë të du”, përfundoi ai.

Lushtaku ka thënë se e njeh edhe Ismet Osmanin e njohur si Curri.

I pyetur se me çka merret Osmani, Lushtaku thotë se duhet pyetur vetë ai.

“Unë dal në fotografi, nuk ju iki njerëzve. Secili duhet të ballafaqohet me problemet e veta”, tha ai.

Ismet Osmani – Curri së bashku me 3 persona të tjerë ishin dyshuar nga Prokuroria e Kosovës se merren me fajde.

Paraburgim për grupin e Ismet Osmanit – Currit