Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sami Lushtaku përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sami Lushtaku është sonte përballë Jeta Xharrës në “KALLXO Pernime”.

Në këtë intervistë Lushtaku flet për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pritshmëritë e PDK-së.

Lushtaku ka folur edhe për raportin me kryetarin aktual të Skenderajt, Bekim Jasharin dhe kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme komunale.

Lushtaku po ashtu ka folur për pasurinë e tij. Sa pasuri kishte pasur para luftës e sa pas luftës.

Sa euro i kushtuan 50 hektarë tokë që i bleu pas luftës përmes privatizimit dhe sa para kushtoi dhënia e kësaj toke për shpronësim të autostradës.

Lushtaku ka folur edhe për proceset e shumta gjyqësore që i ka kaluar deri më tani.

Cili është raporti i tij me Tunë Kqirën, njeriun i cili hetohet për fajde.

Lushtaku ka rrëfyer edhe se si ndodhi që nipi i tij të emërohet konsull në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Ish kryetari i Skenderajt, ka komentuar edhe komunikimin me avokatin Gazmend Halilaj dhe gjuajtja me armë që i ndodhi këtij të fundit gjatë asaj kohe.