Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sami Lushtaku: Nuk jam ‘shef’ në PDK, propagandë është kjo

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, Sami Lushtaku, në Kallxo Pernime ka deklaruar se ai nuk është shef në PDK.

Sipas tij, këto janë propaganda.

“Unë jam sikur të tjerët në kryesi. Pesha ime është kjo që është. Nuk është ajo që thuhet. Unë nuk vendos në PDK”, tha Lushtaku në intervistën përballë Jeta Xharrës.

Lushtaku është shprehur se PDK është unike dhe e gatshme për zgjedhjet e 14 shkurit.

“PDK është unike dhe kurrë s’ka qenë më unike deri tash dhe shumë e përgjegjshme për sfidat e reja. Ka zot shpie në PDK. Është kryesia e partisë dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit. Nuk besoj që ka anëtarë të kryesisë që nuk flasin mes vete”, tha Lushtaku në emision.