Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Sami Lushtaku flet për garën kundër Bekim Jasharit: Menen s’e kem me u tërheq
Sami Lushtaku, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Skenderajt ka deklaruar se nuk e ka në mendje që të tërhiqet nga gara për ta mbështetur edhe një herë Bekim Jasharin.
Lushtaku në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se e ka lutur Bekim Jasharin që të garojë nën petkun e PDK-së, por që ai nuk ka pranuar.
“Mu tërhiq menen nuk e kena. Takime kemi pasë me z.Jashari. E kam lut që nëse don me kanë me Partinë Demokratike, i kam thanë që unë jam i gatshëm me ndihmu deri në fund. Nuk jam i gatshëm as unë as PDK-ja në Skenderaj që me ja dhanë mundësinë e dytë kurrkujt”, ka thënë ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Sami Lushtaku ishte tërhequr nga gara për ta mbështetur Bekim Jashari në zgjedhjet e 2017-es.
Kurse për zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 17 tetor, Lushtaku është shprehur i vendosur për kandidaturën e tij ndonëse përballë ka prapë kryetarin aktual, Bekim Jashari.
Jashari ka zyrtarizuar kandidaturën e tij me moton “Ideal për Skenderaj”.