Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sami Lushtaku flet për ‘arratisjen’ nga QKUK

Sami Lushtaku ka folur në lidhje me akuzën për arratisje nga QKUK gjatë kohës që ishte në paraburgim dhe po qëndronte në spital për shkaqe shëndetësore.

Në intervistën për “Kallxo Pernime”, Lushtaku ka folur për ato moente.

“Nuk është e vërtetë që unë kam dalë dhe kam hy në burg kur kam deshtë. Për me dalë prej burgut, ju duhet të merrni një leje nga gjyqtari. Ka pasë procedura. Është dashtë mjekët me ta nënshkru aty”, tha Lushtaku.

“Asnjëherë nuk kam dalë pa nënshkrim të mjekut dhe gjyqtarit, unë s’ka mujtë me dal asnjëherë”, tha fillimisht Lushtaku.

 

Mirëpo, pak sekonda më vonë, ai pranon se ka dalë nga QKUK-ja pa leje të gjyqtarit të rastit.

“EULEX-i më ka nxanë njëherë në Dragodan. Unë e kam pasë një vëlla me probleme të mëdha shëndetësore. Dhe jam shku deri në Dragodan tek vëllau. Kam qenë me policë, s’kam qenë vet. Vëllau ka qenë i sëmurë, kam shku me vizitu. Leje s’kom pasë”, rrwfen Lushtaku.

Lushtaku nuk ka treguar se si i ka bindur gardianët për t’ia mundësuar të dalë jashtë qytetit.

“Kur kam qenë në burg, nuk kam dalë me shku në Skenderaj. Nuk është e vërtetë që jam dalë për me shku në Skenderaj”, tha ai.