Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku flet për akuzat e Gazmend Halilajt

Ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se do ta padisë avokatin Gazmend Halilaj, sipas tij, për shpifje.

Lushtaku ka shkruar se Halilaj ka shpifur për një rast para 20 viteve dhe një incident që i ka ndodhur atij sot.

“Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua”, ka shkruar Lushtaku.

Ai po ashtu ka bërë thirrje organeve të rendit që të zbardhin ngjarjen e sotme, në bazë të fakteve.

Sot gjatë ditës, avokati Gazmend Halilaj përmes ‘Facebookut’, tha se ka pasur gjuajtje me armë ndaj tij. Në një përgjigje për KALLXO.com, Halilaj e kishte  lidhur sulmin ndaj tij me disa deklarime që i ka bërë për fondet e luftës.

Ai përmendi se ngjarja që i ndodhi pak ditë pasi ai kishte folur rreth një çështjeje që lidhje me ish kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

“1.4 milion marka që i zbulova Sami Lushtakut, prej atëherë më kanë përcjell deri sot, e sot më gjujtën. Ishin kanë duke më pritur te shtëpia”, kishte thënë sot gjatë ditës Halilaj për KALLXO.com

Avokati Halilaj lidh sulmin ndaj tij me një denoncim për fondet e luftës

Ky është reagimi i plotë i Lushtakut:

“Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.

Ai pos shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai.

Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë.

Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.

Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim”.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!