Sami Kurteshi dështon të bëhet deputet

Ish-deputeti dhe ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur t’i siguroi votat e mjaftueshme për t`u bërë pjesë  legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kandidati i LVV-së nga Gjilani mori vetëm 3,637 vota.

Por, në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017, Sami Kurteshi kishte marr 10,164 vota, plotë 6,527 vota më shumë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit ku fituese e ka shpallur Lëvizjen Vetëvendosje me 26.159% të votave apo 220,811 vota.

Mbrapa Vetëvendosjes është LDK me 24.45% të votave.

Partia e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

www.kallxo.com