Sallamadia në Klinikën Infektive - LIVE

Në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientë me COVID-19 mund të hyjë kush të dojë dhe kur të dojë.

Ekipi i KALLXO.com ka gjetur se as roje sigurie nuk rrinë te portat e klinikave.

Po ashtu, në dhomat e klinikave janë parë shumë familjarë të të infektuarve.

Gjithashtu, është vërejtur mungesa e infermierëve në dhoma dhe familjarët duke i trajtuar të afërmit e tyre.

Në emisionin e sontëm familjarë të të infektuarve dhe të viktimave të coronavirusit tregojnë përvojat e hidhura të tyre gjatë qëndrimin në klinikat me të sëmurë nga COVID-19.