Blerim Sallahu, zëvendës ministër i drejtësisë, Foto:KALLXO.com

Sallahu: Çdo rekomandim që vjen nga Komisioni i Venecias do ta respektojmë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Kemi ardhë në një kohë që kemi kërku opinion nga Komisioni i Venecias, besoj që deri në fund të këtij muaji do të kemi një opinion si për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, po ashtu edhe për vettingun”, ka thënë Sallahu.

Këtë ai e ka thënë në emisionin #KallxoPërnime ku po trajtohet ‘Mosarsyetimi/harmonizimi i vendimeve gjyqësore’ në Kosovë.

Sallahu ka thënë se kanë paraqitur ide se si duhet të bëhet Vettingu.

“Kemi parapa raste që kanë ngecur së zgjidhuri. Kemi pa një koncept dokument në të cilin kemi pa zvarritje të lëndëve si në prokurori ashtu edhe në sistemin gjyqësor”, ka deklaruar ai.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se secili rekomandim i Komisionit të Venecias që vjen do ta respektojnë në përpikëri çfarëdo që thotë ai.

“Besoj që opinioni i Komisionit të Venecias të jetë pozitiv për ne dhe sistemin gjyqësor, të ketë një Vetting çfare ne e kemi kërku”, ka deklaruar ai.