Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja

Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.

Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha; vajza, Argita Berisha; dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi; djali i tij Shkëlzen Berisha dhe bashkështortja e tij Armina Mevlani.

Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Këto zgjedhje u paraprinë nga një situatë e pazakontë politike kur opozita ishte e përçarë dhe socialistët të vetëm kërkojnë rikonfirmimin në pjesën më të madhe të bashkive.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.  Janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin/TopChannel/.