Sali Bashota deklaron se punësimi i dhëndrit të tij në RTK 'ka shkuar në lidhje tjera'

KALLXO.com më 30 mars 2021 ka raportuar për punësimin e Liridon Konushevcit, dhëndrit apo burrit të vajzës, së kryetarit të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Sali Bashota, si mirëmbajtës në RTK.

Mirëpo ky i fund e ka mohuar të ketë ‘gisht’ në punësimin e dhëndrit të tij, por i njëjti deklaroi para Komisionit Parlamentar se punësimi i dhëndrit të tij ‘ka shkruar në lidhje tjetër’ dhe jo nëpërmjet tij.

“Unë nuk jam marr me punë të kontratës nëse do të bëja unë kontratë me dhëndrin tim vërtetë do të ishte dhe ka shkuar në një lidhje tjetër jo që unë kam ndërhyrë dhe as nuk jam marr me atë punë. Nuk është vetëm dhëndri im i punësuar në institucionet e Republikës së Kosovës, po e teproni me këtë”, tha kryetari i bordit mes të tjerash.

Madje, Bashota, deputetit të LVV Eman Rrahmani i tha se: “Jeni t`u u marr shumë për fije të një kashte po më vjen keq por kjo është fije si një kashtë e madhe me kap një fije”. Për Bashotën ky proces është i mbyllur.

Në anën tjetër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, insistoi të dijë se përmes cilës lidhje është punësuar Konushevci apo dhëndri i Bashotës por ky i fundit ka refuzuar të përgjigjet.

KALLXO.com ka raportuar për paraqitjen e Bashotës javën e kaluar para Komisonit për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili sipas Krypometrit doli se ka gënjyer për punësimin e dhëndrit të tij në RTK – LINK 

Dhëndri i kryetarit të Bordit punësohet në RTK