Foto: KALLXO.com

Saksitë e luleve shndërrohen në kontejnerë të mbeturinave në një qendër të votimit në Prizren (VIDEO)

Në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren, saksitë e luleve janë shndërruar në kontenjerë të mbeturinave nga komisionerët e kësaj qendre të votimit.

Edhe pse komisionerët në këtë qendër të votimit e kanë afër kontenjerin, saksitë e luleve për t’i hedhur mbeturinat, gotat e plastikës, cigaret e mbeturina të tjera.

Në videon e mëposhtme, të cilën e ka siguruar ekipi i KALLXO.com, shihen saksitë e luleve të mbushura me mbeturina, të cilat janë të vendosura në njërin nga ballkonet e shkollës “Lekë Dukagjini”.

Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.

Vendvotimet janë hapur  në ora 7:00 dhe mbyllen në ora 19:00.