Sabit Geci po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Sabit Geci ish epror i UÇK-së është njëri nga të ftuarit për intervistim nga Prokuroria Speciale.

Është bërë e ditur se Sabit Geci ka filluar të intervistohet mëngjesin e sotëm  nga Prokuroria Speciale.

Geci është duke u intervistuar nga prokurorët e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, në hapësirat e Bashkimit Evropian.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për intervistimin e Gecit.

Prokuroria Speciale ka ftuar edhe shumë  ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të luftës në Hagë.

Viti i ‘ftesave speciale’ të komandantëve të UÇK-së