Sa vota fituan partitë në asamblenë komunale të Prishtinës?

Partia Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet, ka fituar më së shumti vota për asamble komunale. Kjo parti, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka fitua 22,897 vota apo 34.20 % nga totali i qytetarëve që morën pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

LVV pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,781 vota apo 26.56% dhe Partia Demokratike e Kosovës me rreth 5 mijë vota më pak se LDK, saktësisht 12,318 që në përqindje i bie të jetë 18.40.

Ndërsa partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar 10,36% nga totali, shprehur në vota i bie se mblodhi 6,937 sosh. Subjekti politik Aleanca Kosova e Re, grumbulloi 5,55% të votave nga totali, ose me 3,714 vota.

Më pak së këto parti kanë fituar Lëvizja për Bashkim më 2.77% apo 1,857 vota, Nisma 0.89% apo 595 vota, KDTP 0.73% apo 487 vota.

Në kryeqytet Lista Serbe për asamble komunale ka marrë vetëm 209 vota apo 0.31% dhe Partia Fjala 0.12% me 80 vota si dhe Partia Balliste më 0.11% apo 74 vota.

Komuna e Prishtinës pritet që të shkojë në balotazh në garën për kryetar komune, në të cilën do të sfidohen mes vete kandidati i LVV-së, Arben Vitia i cili ka dalë i pari më 42.33% dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama më 29.35% të votave të fituara.

Prishtina bashkë edhe më 20 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh për kryetar komune.