Jetlir Zyberj, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Sa shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës?

Shpeshherë diplomacia serbe deklaroi se Kosovës iu hoqën njohje të shtetësisë.

Por, këto pretendime i ka hedhur poshtë, këshilltari i ministrit në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Sipas tij, vetëm një shtet ka ngrirë raportet me Republikën tonë.

“Republika e Kosovës e ka marrë vetëm një letër nga një shtet, nga Ishujt Solomon ku thuhet se qeveria e këtij shteti e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe gjatë kësaj periudhe, jo e tërheq njohjen por i ngrinë raportet me Kosovën”, ka thënë ai në Jeta në Kosovë.

Pacolli: Njohjet e Kosovës më të rëndësishme se shkëmbimi i territorit