Xhafer Gashi - Foto: Facebook

Sa qytetarë të Obiliqit e votuan kryetarin e tyre?

Kryetari i Komunës së Obiliqit dhe njëherësh kandidat për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Xhafer Gashi, nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme për tu bërë deputet i legjislaturës së re.

Në komunën të cilën ai e udhëheq, mori më së shumti vota nga ky koalicion.

Me 2 mië 24 vota, Gashi la pas edhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj i cili në Obiliq mori 1 mijë e  832 vota.

AAK – PSD në këtë komunë u rendit e treta në zgjedhjet e 6 tetorit me 2.309 vota apo 18,639 për qind.

Më së shumti vota ka marr Lëvizja Vetëvendosje me 25,565% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 20,754%.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur të enjten rezultatet perfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që u mbajtën me 6 tetor.

Pjesë e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD do të jenë Daut Haradinaj, Bekë Berisha, ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arbër Tola, Shkumbin Demaliaj, ish ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Kurse deputetja e vetme nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), do të jetë Natyra Kuçi me 4,452 vota, duke hyrë në Kuvend, për të plotësuar kuotën gjinore.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.