Ilustrim

Sa prodhoi rrymë Kosova gjatë muajit mars?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka pbulikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë muajit mars 2023 në Kosovë, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termocentralet ishte 539.65 GWh.

Ndërsa nga hidrocentralet prodhimi ishte 38.3 GWh si dhe nga era dhe ajo solare ishte 31.3 GWh.

Gjatë muajit mars, importi i energjisë elektrike ishte 264.47 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 192.31 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.61 mijë ton, ose 27.56% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas këtyre të dhënave, Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 681.41 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 468.49 GWh, ose 7.46% më i vogël, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.86%”- ka njoftuar ASK-ja.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte propozuar që të ketë rritje të tarifave të rrymës për 13.4% për vitin 2023, pas kërkesës së bërë nga Furnizuesi Publik – KESCO për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor.

KESCO në raportin e tyre kanë thënë se kiza energjetike dhe ajo ekonomike që e kanë karakterizuar vitin 2022 dhe që do të vazhdojë të jete prezent edhe përgjatë vitit 2023, tashmë e kanë dëmtuar rëndë gjendjen financiare të FSHU-së.