Jarinjë - FOTO KALLXO.com

Sa pritet të investohet për armët e pajisjet e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës?

Qeveria e Kosovës ka planifikuar një buxhet prej 1 milion e 300 mijë euro për armë dhe pajisje speciale për Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës për vitin 2022.

Këto mjete financiare janë bartur nga buxheti i vitit 2021 ndërsa nuk ka mjete shtesë të ndara për këto armë dhe pajisje speciale për vitin 2022.

Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka investuar 3 milionë e 315 mijë e 508 euro për armë dhe pajisje për njësitë e specializuara.

Në bazë të vlerësimit të buxhetit për vitin 2023, shihet se për këtë kategori parashihet të ndahen 200 mijë euro më pak se në vitin 2022, ose më saktë 1 milion e 100 mijë euro ndërsa për vitin 2024 parashihet të ndahen 1 milion e 300 mijë euro për armë dhe pajisje për Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës.

Për vitin 2022 është bartur buxheti prej 1 milion e 350 mijë euro për ndërtimin e objekteve të reja për Policinë e Kosovës.

Një buxhet i njëjtë është paraparë të ndahet edhe në vitin 2023 edhe në vitin 2024.

Për pajisje logjistike Policia e Kosovës pritet të shpenzojë 1 milion e 143 mijë e 679 euro në vitin 2022.

Ndërsa për pajisje të specializuara për policinë kufitare, Policia e Kosovës pritet të shpenzojë 280 mijë euro në vitin 2022.