Sa përqind e katundarëve të saj e votuan Ganimete Musliun dhe PDK-në

Dy komuna të Drenicës, Skenderaj dhe Drenasi, që nga paslufta janë fituar bindshëm nga Partia Demokratike e Kosovës.

Edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, PDK doli e para në Skenderaj e Drenas.

Njëra nga kandidatet për deputete nga partia e Kadri Veselit është edhe Ganimete Musliu.

Ajo në fshatin e saj të lindjes, Baks të Skenderajt i solli mjaftë shumë vota PDK-së.

Në qendrën e votimit 2131b, 195 vota apo 81.59 për qind të të gjitha votave shkuan në xhepin e Partisë Demokratike të Kosovës.

LDK dhe LVV morën nga 19 përkatësisht 16 vota në fshatin për nga vjen Ganimete Musliu e PDK-së.

Ganimete Musliu ishte po ashtu pjesë e legjislaturës së gjatë të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 përqind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 përqind të votave. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.