Artane Rizvanolli

Sa megavatë rrymë do të prodhoheshin nëse mjetet e planifikuara për investime në ‘Kosova A’ do të shkonin për burime të ripërtëritshme?

120 milionë euro pritet të kushtojë rindërtimi i një njësie të termocentralit, ‘Kosova A’. Qeveria e Kosovës planifikon që përmes Strategjisë për Energji të rivitalizojë dy njësi të këtij blloku deri në vitin 2031, duke kaluar shifrën mbi 200 milionë euro të investimeve.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ftuar në emisionin “Kallxo Përnime” u sfidua me pyetjet për investimet në energjinë e gjelbërt e bazuar në burime të ripërtritshme.

Rizvanolli gjatë emisionit nuk dha ndonjë shifër konkrete në lidhje me planifikimet për investime në energjinë e gjelbër.

Por, BIRN ka përgatitur një analizë se nëse Qeveria e Kosovës ndan rreth 200 milionë euro për subvencionimin deri në 40% te projekteve për rritje të eficiencës së energjisë atëherë do të arrihet që të gjenerohet një investim prej 500 milionë euro. Ky investim do të siguronte që faturat e energjisë të vinin shumë më të ulëta për familjet që bëjnë investime në eficienc të energjisë.

Qeveria me më pak se 200 milioënë euro në burimet e ripërtritshme do të mund të prodhonte 11.1 megavat orë krahasuar me investimet mbi 200 milionë euro  në blloqet e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilat prodhojnë 8.7 megavat.

189 milionë euro do të mund të shpërndaheshin në disa kategori për subvencionim siç janë pompat termike, sistemet solare për shtëpi, sisteme solare në kulme të bizneseve.

Energjia