Ilustrim - Panele solare

Sa megavatë planifikohet të prodhojnë konsumatorët për vetë-konsum sipas Strategjisë për Energji?

Në emision “Kallxo Përnimë” është duke u transmetuar intervista me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë emisionit, Rizvanolli shpalosi disa nga objektivat e Strategjisë së Energjisë për 10 vitet e ardhshme.

E pyetur se nëse kjo strategji parasheh se sa është kapaciteti i prodhimit të konsumatorëve për vetë-konsum nga energjia solare, Rizvanolli tha se një gjë e tillë duhet të vlerësohet, pa dhënë ndonjë shifër.

Por sipas misionit të USAID në Kosovë potenciali për konsumatorët me vetë-konsum me energji solare është deri në 250 megavatë.

“Kapaciteti i investimeve me vetë-konsum duhet të vlerësohet dhe duhet të ketë kufizime të tjera, duhet të shikohen edhe madhësia e kulmeve, ka edhe kufizime të tjera se a është kulmi i ndërtuar në atë mënyrë që të bartë peshën e solareve. Për neve është me rëndësi që të krijohet rregullat të reja, brenda vitit do të ndryshojnë rregullat e reja sa i përket kësaj. Në këtë drejtim është duke punuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë”, tha Rizvanolli.