Sa licenca lëshoi KPMM-ja gjatë vitit 2019?

Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka njoftuar se gjatë vitit 2019 janë lëshuar gjithsej 255 licenca dhe leje, nga këto 85 Licenca të Hulumtimit, 52 Licenca të Shfrytëzimit si dhe 118 Leje për Aktivitete të Veçanta.

Më tej, sipas të dhënave të KPMM-së, licenca të mbyllura për shkak të humbjes së kritereve sipas Ligjit për Miniera dhe Miniera janë 8 Licenca të Hulumtimit dhe 13 Licenca të Shfrytëzimit.

Gjatë vitit 2019 janë shqyrtuar edhe aplikacionet për mbylljen e licencave pas skadimit të afatit të shfrytëzimit. Numri i licencave të mbyllura sipas Ligjit për Miniera dhe Miniera janë 9 ndërmarrje prej tyre 5 i kanë raportet negative ndërsa 4 i kanë raportet pozitive.

Numri i licencave që i kanë vazhduar licencat ose garancionet është 13.

KPMM-ja aktualisht menaxhon me 665 subjekte minerare nga të cilat 180 janë Licenca të Hulumtimit, 199 Licenca të Shfrytëzimit dhe 286 Leje për Aktivitete të Veçanta .