Kujtim Munishi - Kryeprokurori i ri i Prishtinës

Sa ka pasuri Kryeprokurori i Prishtinës?

Kryeprokurori i prokurorisë së Prishtinës Kujtim Munishi, në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), si pasuri të pa luajtshme ka deklaruar se në emër të tij ka një shtëpi me oborr me sipërfaqe 117 m2,  të trashëguar në vlerë prej  100 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar dhe një shtëpi në vlerë prej 80 mijë euro, e cila është në pronësi të prindit.

Munishi si pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë, të  tipit Ford Fokus ,e  blerë në vitin 2018, në shumën prej 4 mijë euro, e cila është në pronësi të bashkëshortes.

Ndërsa para të kursyera i njëjti ka thënë se i ka 8 mijë e 300 euro.

37 mijë e 346 euro ka deklaruar se i ka të hyra vjetore nga paga dhe mëditjet ndërsa në emër të bashkëshortes ka deklaruar të hyra vjetore 5 mijë 401 euro.