Sa janë të cenuar qytetarët e Kosovës nga dezinformimi, D+ dhe NDI dalin me raport

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) mbajti konferencën për Integritetin e Informacionit ‘DISICON’ nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet”.

Partneri i NDI, Democracy Plus ka punuar për një vit për zhvillim të metodologjisë ‘Cenueshmreria e Kosovës ndaj dezinformimit” në mjedisin politik e medial dhe perceptimin publik.

Albana Rexha nga D+ u shpreh se Platfroma digjitale ka ndërruar mënyrën se si një shoqëri komunikon informata me të tjerët, kjo, sipas saj, ka ndikuar në demokratizim por janë po këto mjete që shërbejnë edhe për dezinformim.

Sipas të dhënave të raportit të D+, Kosova është cenueshme ndaj dezinformimit dhe ndikimit të jashtëm keqdashës në shkallë 41% nga 100% në total.

Në fushën e ambientit mediatik është e cenueshme 46%.

Sipas gjetjeve të këtij raporti, Kosova është e cenueshme në integritet të informacionit 45%, kapaciteti i politikës për të menaxhuar mekanizmat e jashtëm është më i prekuri në këtë domen, derisa pika më e qëndrueshme është ajo e kredibilitetit institucional.

Kurse, në fushën e perceptimit publik, cënueshmshëria shkon në 32%, ku përfshihet pikëpamje e qytetarëve në lidhje me NATO-BE, SHBA, Rusi, Kinë, besimi në institucione.

Besimi i serbëve ndaj Rusisë e Kinës dallon shumë në krahasim me ato të etnive tjera, po ashtu ky dallim vërehet edhe në besim në institucione.

Pikëpamja e NDI-së për hapësirën mediatike në Kosovë ka shfaqur se biznesi dhe politika janë të dukshme në  kampanja dezinformuese si dhe vërehet mungesë transparence për financim të mediave dhe pronësisë së tyre.

Alison Gueder nga USAID tha se dezinformimi duhet të luftohet në nivel ndërkombëtar.

“Dezinformimi duhet të ngacmohet në nivel ndërkombëtar. DISICON 2022 prek rrëfime nga Kosova, rajoni i Ballkanit, Taivani dhe SHBA”- tha ajo.

Ajo përmendi edhe ndikimin që kanë dezinformatat lidhur me pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

“Fatkeqësisht të gjithë po shohim rolin e dezinformatat në pushtimin agresiv të Rusisë në Ukrainë, rasti më i freskët është publikimi i ‘Russia Today’ në shërbimet serbe që po shpërndanë dezinformata lidhur me luftën në Ukrainë”- shtoi ajo.

Sipas saj, në Kosovë rriten këto dezinformata në kohën kur ka tensione politike.

“Në Kosovë aktivitete të huaja dhe informata të tilla rriten kur ka tensione. Media në Kosovë është e mbushur me mungesë informacioni e narrativë të shtrembëruar që shpërndahet mijëra herë në rrjete sociale”- tha ajo.

Sipas NDI-së, Kosova përballet me tensione etnike të pazgjidhura, dhunë në bazë gjinore, misogjeni që shpërndahen shpejt dhe kanë ndikim të madh në opinion publik.

NDI thekson rolin e madh që rrjetet sociale luajnë në mendimin e qytetarëve ku 66% e tyre varen nga rrjete sociale për të marr lajme e 48% nuk bëjnë factcheck.

Donna Brazile kontribuese në Fox News, profesoreshë si dhe autore e shumë librave tha se demokracia në gjithë botën është nën kërcënim të informacioneve të manipuluara.

“Ditëve të sotme hapësira e informacionit përballet me shumë sfida, në gjithë botën demokracia është nën kërcënim nga informacione të manipuluara që ka ndikim në perceptim dhe besim të njerëzve, rezultate zgjedhore dhe ndihmon regjimet autokratike”- tha ajo.

Brazile mori si shembull sulmin kibernetik të Rusisë në procesin zgjedhor të SHBA-së në vitin 2016.

“Të gjithë kemi dëgjuar për sulmin kibernetik të Rusisë në procesin zgjedhor në SHBA, në vitin 2016 politika shënoi pikën më të ulët, ku procesi zgjedhor i mbështetur në parime të lira dhe demokratike u sulmua, derisa Republikanët e inkurajonin haptazi. Kjo nuk nuk ishte film hollivudi por realitet dhe sigurisht i bartëm pasojat”- shtoi tutje ajo.

Sipas saj, informata dhe narrativa të rreme nga Serbia, Rusia Kina dhe Turqia ishin shpërndarë në Kosovë kur ka pasur më shumë tension politik.

Katerina Krook, menaxhere rajonale për politika të Facebook-ut ‘Meta’ tha se kompanitë dhe platformat sociale kanë fuqi në shpërfaqje të këtyre informacioneve të rrreme.

Ajo ftoj qytetarët dhe mediat që t’i shohin këto platforma si partnerë për t’u siguruar që përvoja e secilit të ketë ndikim në botë.

“Para se të bëhesha pjesë e META-s nuk e kam kuptuar kurrë se çfarë force kanë platformat sociale, pra si platforma nuk jemi armike apo garues tuaj por partnerë. Kur kombinoni fuqinë tuaj të përvojës dhe njohurisë me forcën që kanë teknologjitë, kjo është mënyra për të lëvizur përpara. Nëse keni vërejtur sfida të tilla, kontaktoni me ne për të adresuar këtë problem”- tha Krook.

 

(Shënim: Lajmi është edituar për shkak të një gabimi tek shkurtesa NDI – Ora e ndryshimit 11:24 – 30.11.2022)