Eksporti - Foto: REL/EPA

Sa ishte vlera e importit dhe eksportit në Kosovë në muajin mars?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e lidhur me eksportin dhe importin për muajin mars 2022.

Në raport thuhet se eksporti i mallrave në muajin mars 2022 kishte vlerën 88.6 milionë euro, ndërsa importi 493.9 milionë euro, që është një rritje prej 43.3% për eksport dhe 29.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas ASK-së, të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 26.4% në muajin mars 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 26.4% në muajin mars 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 405.3 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 320.7 milion Euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 17.9%”, thuhet në raport.

ASK gjithashtu ka publikuar të dhënat e grupeve kryesore të eksportit me ç’ raëst përqindjen më të lartë të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, me një përqindje prej 28.0.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 28.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 23.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.8% e përbëjnë produktet minerale, etj.”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Sa i përket importit, ASK tregon se sipas të dhënave të grupeve kryesore, 16% e përbëjnë produktet minerale.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.0% e përbëjnë produktet minerale; 12.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.8% e përbëjnë mjetet e transportit, etj”, njofton ASK.

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën 25.2 milionë euro dhe partnerët kryesorë për eksport ishin Gjermania, Italia dhe Austria.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 25.2 milion Euro, ose rreth 28.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (7.2%), Itali (5.5), Austria (3.5%), etj”, tregohet në publikimin e ASK-së.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 205.4 milionë euro.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 25.2 milion Euro, ose rreth 28.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (7.2%), Itali (5.5), Austria (3.5%), etj”, njofton ASK.

Ndërkaq, eksportet me vendet tjera të botës arritën deri në 29.1 milionë euro dhe importet deri në 195.2 milionë euro.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 29.1 milion Euro ose 32.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (19.3%), dhe Zvicra (6.7%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 195.2 milion Euro, ose 39.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.8%) dhe Kina (10.5%)”, shpjegohet në publikim të ASK-së.

Këtu gjeni të plotë publikimin e ASK-së.