Shaban Shabani. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sa i mbajti premtimet e dhëna para tri viteve kryetari i Dragashit?

Para tri viteve, Shaban Shabani ia mësy garës për të parin e Komunës së Dragashit.

Si kandidat i ri, nuk premtoi shumë por, disa prej premtimeve që i dha nuk ka arritur t’i realizoj për tri viteve të mandatit si shef i qeverisjes lokale të Dragashit.

“Zgjidhja e këshillave të fshatrave që ne konsiderojmë që për mandatin që vjen është një nevojë prioritete e bashkëpunimit të Kuvendit Komunal dhe fshatrave tona”, kishte premtuar në vitin 2017 Shaban Shabani.

Por, pas tri viteve, fshtrat e Dragashit nuk kanë këshillat e fshatrave nuk janë funksionalizuar.

Për mbrojtjen e ambientit, i pari i Dragashit kishte premtuar që do të organizonte fushata vedisuese, por gjatë tri viteve mandat, asnjë e tillë nuk u bë.

Ndërsa, premtim kishte dhënë edhe për projektin e ujësjellësit i cili pritet t’i furnizoj 15 fshatrat e kësaj komune.

Rreth këtij projekti Shabani ka dhënë arsyet e zvarritjes.

“Personalisht e ndjejë një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Projekti i ujësjellësit ka qenë njëri prej projekteve më kapitale, me ju thënë sic shihet edhe nga premtimi im, e kam pas një sinjal që mund të ketë pengesa administrative. Është hera e tetë që na u është kthyer në rivlerësim”, ka thënë ai.

“T`u e pas parasysh rëndësinë, unë personalisht lëndën e kam dërguar në Agjencinë Antikorrupsion dhe për fat të keq, nuk kemi marrë ndonjë raport vitin e kaluar, s’kemi marr ndonjë raport e përgjigje. Tu e pa këtë pafundësi, unë vetë lëndën e kam kaluar në Gjykatë, në Gjykatën Administrative në Prishtinë dhe jemi në pritje të marrjes së një vendimi”, ka thënë ai në debatin “Jeta në Komunë”.