Sa gra u bënë deputete falë kuotës gjinore?

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 për herë të parë në historinë e zgjedhjeve kanë nxjerrë njeriun më të votuar një grua.

Vjosa Osmani, me numër dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë 300 mijë e 788 vota.

KALLXO.com ka analizuar rezultatet e të gjithë kandidatëve për deputetë nga partitë shqiptare dhe Listës Serbe.

Duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, në të gjitha partitë e tjera parlamentare janë një numër i konsiderueshëm i deputeteve gra që kanë hyrë falë kuotës gjinore.

LVV

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e ardhshme, prej tyre 23 do të jenë gra.

Sipas rezultateve të kandidatëve që i ka publikuar KQZ-së, asnjë grua nga lista e Vetëvendosjes nuk ka siguruar ulëse përmes kuotës gjinore.

Përqindja e grave në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje do të jetë 39,65%.

Po ashtu në listën e Lëvizjes Vetëvendosje gjendet edhe kandidati më i votuar i këtyre zgjedhjeve, që është Vjosa Osmani.

Deputetet gra të listës së LVV-së:

Vjosa Osmani – 300,788 vota
Donika Gërvalla – 71,720 vota
Vasfije Krasniqi Goodman – 60,885 vota
Mimoza Kusari – 53,563 vota
Saranda Bogujevci – 26,378 vota
Arbërie Nagavci – 21,800 vota
Labinotë Demi – 19,970 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 18,522 vota
Drita Millaku – 14,692 vota
Arbëreshë Kryeziu – 14,261 vota
Arjeta Fejza – 11,647 vota
Fjolla Ujkani – 11,365 vota
Jetmire Vrenezi – 11,323 vota
Arijeta Rexhepi – 11,253 vota
Rozeta Hajdari – 11,209 vota
Doarsa Kica Xhelili – 10,604 vota
Adriana Matoshi – 10,403 vota
Fatmire Kollcaku – 9,838 vota
Jeta Statovci – 9,410 vota
Tinka Kurti – 9,118 vota
Fitore Pacolli – 8,806 vota
Arta Bajralia – 8,428 vota
Mirlinda Sadiku – 7,988 vota

PDK

Partia Demokratike e Kosovës sipas rezultateve të KQZ-së do t’i ketë 19 deputetë, 6 prej të cilëve gra.

Nga 6 deputete gra, 3 prej tyre kanë hyrë në Kuvend përmes kuotës prej 1/3 gra.

Eliza Hoxha, Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu Kodra janë kandidatet që do të marrin mandatin e deputetes pa “mbështetjen” e kuotës.

Ndërsa, Ariana Musliu Shoshi, Adelina Grainca dhe Floretë Zejnullahu do të jenë 3 deputetet e tjera që kanë hyrë në listën e deputetëve falë kuotës.

Janë të paktën 10 kandidatë të PDK-së të gjinisë mashkullore që kanë pasur vota më shumë se deputetja e fundit në listë, Floretë Zejnullahu.

Po ashtu, janë të paktën 9 kandidatë të PDK-së të gjinisë mashkullore që kanë pasur më shumë vota se deputetja e parafundit, Adelina Grainca.

Po ashtu janë të paktën 3 deputetë të gjinisë mashkullore që kanë pasur më shumë vota se Ariana Musliu Shoshi, por që s’kanë arritur të bëhen deputet për shkak të kuotës.

Deputetet gra të PDK-së:

Eliza Hoxha – 10,008 vota
Ganimete Musliu – 9,868 vota
Blerta Deliu – 9,339 vota
Ariana Musliu Shoshi – 8,183 vota
Adelina Grainca – 7,158 vota
Floretë Zejnullahu – 6,475 vota

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 15 deputetë në legjislaturën e ardhshme në rast se KQZ i certifikon këto rezultate.

Nga këta 15 deputetë, 5 do të jenë gra.

Nga 15 deputetë, vetëm 1 grua ka hyrë me fuqi të votës elektorale në Kuvend, ndërsa 4 gra të të tjera kanë hyrë përmes kuotës gjinore.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka qenë deputetja e vetme që e ka siguruar ulësen e deputetes pa pasur nevojë për ndihmën e kuotës gjinore.

Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi do të bëhen deputete përmes ligjit për përfaqësim gjinor në Kuvend.

KALLXO.com ka analizuar rezultatet e kandidatëve dhe janë të paktën 8 deputetë që kanë më shumë vota se dy deputetet e fundit në listën e LDK-së.

Janë të paktën 6 kandidatë që kanë më shumë vota se deputetja e tretë nga fundi në listën e LDK-së, por që nuk do të jenë deputetë për shkak të kuotës.

Dhe janë të paktën 3 kandidatë që kanë pasur më shumë vota se deputetja e katërt nga fundi e LDK-së.

Deputetet gra të LDK-së:

Hykmete Bajrami – 12,402 vota
Marigona Geci – 6,660 vota
Vlora Dumoshi – 6,266 vota
Valentina Bunjaku Rexhepi – 5,775 vota
Rrezarta Krasniqi – 5,526 vota

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të përfaqësohet me 8 deputetë në legjislaturën e 8 të Kuvendit të Kosovës.

Nga 8 deputetë, AAK do t’i ketë 3 deputete gra, ku dy nga to kanë hyrë në saje të kuotës gjinore.

Sipas analizave të rezultateve të kandidatëve për deputetë, janë të paktën 10 kandidatë për deputetë të gjinisë mashkullore që kanë marrë më shumë vota se deputetja e zgjedhur, e fundit në listë, Meliza Haradinaj Stublla.

Janë të paktën dy kandidatë për deputetë që i kanë marrë më shumë vota se deputetja tjetër e zgjedhur, Albena Reshitaj, por që nuk kanë hyrë për shkak të kuotës gjinore.

Deputetet gra të AAK-së:

Time Kadriaj – 6,804 vota
Albena Reshitaj – 5,900 vota
Meliza Haradinaj Stublla – 4,424 vota

Lista Serbe

Lista Serbe pritet t’i ketë 10 vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lista Serbe kishte dorëzuar listën me vetëm 20 kandidatë për deputetë. Në këtë listë 7 prej 20 kandidatëve janë të gjinisë femërore.

Mirëpo, nga 10 deputetë, 3 nga gratë që do të jenë pjesë e parlamentit, i kanë marrë votat pa pasur nevojë për kuotën gjinore.

10 kandidatët e parë në listë janë ata që kanë marrë më së shumti vota dhe do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme

Deputetet gra të Listës Serbe:

Miljana Nikoliq – 18,348 vota
Verica Qeraniq – 15,394 vota
Jasmina Dediq – 13,793 vota