Sa është i ndotur ajri sot? Këto janë të dhënat e matjes nëpër Kosovë

Cilësia e ajrit në Kosovë qëndron kryesisht mirë dhe e pranueshme.

Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit, Dardhishta, Gjilani, Mitrovica janë në kategorinë mirë.

Ndërkaq, Drenasi dhe Obiliqi janë në kategorinë e pranueshme. Për Brezovicën dhe Hanin e Elezit nuk ka të dhëna.

Cilësinë e ajrit mund ta ndiqni në këtë LINK.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t`i lexoni duke klikuar në  LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.