Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sa drejtori do t'u besohen grave në Kamenicë?

Kandidatët për kryetar të komunës së Kamenicës kanë thënë në Debat Pernime se do të emërojnë gra në mbi 50 për qind të drejtorive komunale.

“Janë gjashtë drejtoresha gra, synojmë më shumë se 50 për qind”, ka thënë kandidati i Partisë Socialdemokrate Qendron Kastrati.

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Muhamed Kallaba në Debat Pernime ka thënë se 55 për qind të drejtorive do të udhëhiqen nga gratë.

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga Nisma Socialdemokrate, Albert Sermaxhaj, ka thënë se do të jenë mbi 50 për qind.

Edhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “do të jenë 50 për qind të drejtorive gra”.

Poashtu edhe Jeton Biqkaj nga LDK ka thënë se do të jenë “mbi 50 për qind”, kurse Faton Jakupi nga AAK ka thënë se tashmë e kanë listën me 50 për qind gra.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kamenicës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kamenicës: Albert Sermaxhaj nga Nisma Socialdemokrate; Faton Jakupi nga AAK; Jeton Biqkaj nga LDK; Kadri R ahimaj nga LVV; Muhamed Kallaba nga PDK dhe Qëndron Kastrati nga PSD.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kamenicës: Diana Kryeziu nga AAK; Donjeta Ismajli LVV; Egzona Isufi LDK; Jona Arifi nga PDK dhe Shqiponjë Morina nga PSD.