Ilustrim, Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sa blloqe të TC Kosova A do të rindërtohen?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shpalosur disa nga pikat e Strategjisë së Energjisë për 10 vjetët e ardhshëm në emisionin “Kallxo Përnime”.

Kjo strategji parasheh që deri në vitin 2031 të rindërtohen dy blloqe të termocentralit Kosova A.

Sipas parashikimeve të Korporatës Energjetike të Kosovë një rindërtim pritet të kushtojë deri në 120 milionë euro.

Ministrja Rizvanolli tha se njëra njësi do të rivitalizohet sa më shpejt që është e mundur ndërsa për rindërtimin e njësisë së dytë do të vendoset në vitin 2024.

“Për Kosovën A, plani është të rindërtohet një njësi e cila është e paraparë të ndodh sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa të shikohet në 2024 mundësia dhe nevoja për rivitalizmin e njësisë së dytë duke marrë parasysh sigurinë e punëtorëve edhe faktin e mungesës së sigurisë së furnizimit dhe ndikimit në ambient. Është fjala për ata dy që janë në funksion. Blloku i tretë tek Kosova A pritët të mbyllet pasi të kryhen rivatilizimet. Po flasim se çka parashihet për draftin që do të dal në diskutim. Rivitalzimi i një njësie do të filloj tani ndërsa në 2024 do të merret vendimi. Do të shërbejnë si pika strategjike. Do të mbesin edhe rezerve strategjike për kriza. Sipas KEK 120 milionë kushton rivatilzimi i një blloku”, tha ajo.

Ministrja tha se strategjia e energjisë për 10 vitet e ardhshme ka pesë pika kryesore.

“ Janë pjesë objektiva strategjike të strategjisë së energjisë që janë në përputhje me qëllimet e BE-së. E para është, përforcimi i sistemit dhe zhvillimi i një sistemi energjetik më të adaptoueshëm ndaj situatave të reja. E dyta është promovimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë dhe dekarbonizimi i sektorit. E treta është rritja e efiqiencës; e katërta përmisimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut dhe këtu në radhë të parë duhet të theksojmë me Shqipërinë dhe e fundit mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve”, tha ajo.

Ndërsa shtoi se do të bëhet edhe rritja e fleksibilitetit të sistemit përmes instalimit të baterive.