Ilustrim

Ryshfeti për patentë shofer, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e katërt të dyshuar për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit.

Personi i arrestuar është A.G, i cili ka qenë në kërkim policor.

Policia ka shtuar se ky arrestim është vazhdimësi e aksionit të 9 korrikut,  me ç ‘rast ishin arrestuar edhe 3 të dyshuar tjerë.

Tutje është theksuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet në njoftim.