Foto: Narendra Modi
Rusia zemërohet me Indinë për armatosjen e Ukrainës
Municione artilerie të shitura prej prodhuesve të armëve në Indi ia kanë dalë që nëpërmjet konsumatorëve evropianë të përfundojnë në Ukrainë dhe Qeveria induse nuk kishte ndërhyrë për ta ndalur këtë tregti pavarësisht protestave nga Moska, kanë bërë të ditur njëmbëdhjetë zyrtarë të industrisë evropiane dhe induse të mbrojtjes, si dhe analizat e bëra nga të dhënat e Reutersit.
Transferimi i municioneve për ta përkrahur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë është kryer qe më shumë se një vit, kanë bërë të ditur burimet dhe të dhënat e doganave në një shkrim ekskluziv të agjencisë së lajmeve, Reuters të mërkurën (19.09.2024) në mëngjes. Rregullat induse të eksportimit të armëve kufizojnë përdorimin e armëve vetëm te blerësi i deklaruar, i cili rrezikon blerjet e ardhshme nëse ka transfer të autorizuar të armatimit.
Kremlini e ka ngritur çështjen së paku në dy raste, duke përfshirë një takim në korrik ndërmjet ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij indus, kanë bërë të ditur tre zyrtarë të Qeverisë së Indisë.
Detajet e transfereve të municioneve janë raportuar prej Reuters-it për herë të parë.
Ministritë e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Rusisë dhe të Indisë nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment. Në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaisval, ka deklaruar në një konferencë për media se India nuk i kishte dërguar ose shitur municion artilerie Ukrainës.
Dy zyrtarë të Qeverisë së Indisë dhe të industrisë së saj të mbrojtjes kanë thënë për Reuters se Delhi ka prodhuar vetëm një hise të vogël të municionit që po përdoret në Ukrainë, me njërin prej zyrtarëve që ka thënë se sasia përfshin vetëm 1 për qind të sasisë së përdorur nga Ukraina prej nisjes së luftës.
Në mesin e vendeve evropiane që po i shesin Ukrainës municione induse janë Italia dhe Çekia, të cilat po i prijnë një nisme për të siguruar armatim jo-evropian për Ukrainën në luftë, kanë një zyrtar spanjoll dhe një indus, si dhe një ish-drejtues i njohur i “Yantra India”, kompani shtetërore induse e prodhimit të municioneve që po përdoren në Ukrainë.
Qeveria e kryeministrit Narendra Modi është munduar të mbajë qëndrim neutral ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com