Burimi: Shutterstock, 28.05.2019

Rusia suspendohet nga Këshilli i Evropës

Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës pas pushtimit të Ukrainës, ka njoftuar Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Mario.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, presidencën e të cilit e mban Italia, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, ka deklaruar Di Mario, raporton The Telegraph.

Përfaqësuesit e përhershëm të 47 vendeve anëtare të saj “kanë rënë dakord të pezullojnë Federatën Ruse nga e drejta e përfaqësimit në Këshillin e Evropës”, duke iu referuar nenit 8 të statutit të saj, njofton Këshilli.

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin dhe është e ndarë nga Bashkimi Evropian.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Kosova po ashtu i’u bashkua ShBA-së dhe Evropës për sanksione ndaj Rusisë.