Foto: Ilustrim

Rusia, sulme me raketa në disa qytete ukrainase - VIDEO

Rusia ka nisur sulme të reja me raketa, në “shkallë të gjerë” dhe sipas autoriteteve ukrainase objektiv kanë qenë centralet energjitike të vendit.

Dy shpërthime gjatë natës dëmtuan ndërtesa banimi në qytetin port të Ukrainës jugore, Mykolaiv.

Kryetari i bashkisë së qytetit tha se një raketë ruse S-300 goditi katin e fundit të një ndërtese banimi./VOA