Rusia shpall armëpushim në fabrikën e çelikut në Mariupol

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se do t’i lejojë civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut ‘Azovstal’ ta evakuojnë zonën.

Njësitë ruse do të tërhiqen në një “distancë të sigurt” nga ora 11:00 sipas orës evropiane, tha ministria e mbrojtjes.

Ushtarët dhe civilët ukrainas kanë qenë nën rrethim në kompleksin industrial për javë të tëra, pjesa e fundit e Mariupolit e cila ishte nën kontrollin rus.

Sot, është dita e 61 e pushtimit rus në Ukrainë – lufta e parë tokësore në Evropë në dekada.

Sulmi rus mbi Ukrainë filloi më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi, sipas tij, një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur reagime të shumta ndërkombëtare dhe është përballur me zemërim në gjithë botën.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj këtij pushtimi.

ShBA dhe shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë, me qëllim që kjo e fundit t’i tërheqë forcat nga Ukraina dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./BBC