Rusia shënjestron yjet amerikanë të rrjeteve sociale për ndikim në zgjedhje

Rusia po e përqendron përherë e më shumë vëmendjen kah yjet amerikanë të rrjeteve sociale që tinëzisht t’i ndikojë votuesit para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë, të cilët së fundmi kanë ngritur edhe aktakuza.

“Çfarë po shohim se po bëjnë ata është se po mbështeten te amerikanët e zgjuar që me ose pa vetëdije të hedhin farën promovimit dhe reklamimit të narrativave që i shërbejnë interesit të këtyre aktorëve të jashtëm”, ka deklaruar për Reuters një zyrtar i lartë inteligjence. “Këto vende të huaja në rast tipike llogarisin se amerikanët kanë më shumë mundësi t’u besojnë pikëpamjeve të amerikanëve të tjerë”.

Kjo qasje po monitorohet me të madhe prej agjencive amerikane të sigurisë si një prej taktikave më të preferuara të Rusisë të këtij cikli me qëllim që t’i operacionet e jashtme psikologjike më autentike. Në përgjithësi, operacionet e ngjashme synojnë që t’i acarojnë amerikanëve, duke spikatur ndasitë shoqërore dhe spikatur pikat kryesore partizane, duke kontestuar njëherësh efikasitetin dhe rolin qeveritar të qeverisë amerikane në sigurinë botërore, thonë ekspertët.

“Ne jemi përqendruar në këto taktika për shkak se publiku amerikan duhet ta dijë se përmbajtja që lexojnë online, sidomos në media sociale, mund të jetë propagandë e jashtme, megjithëse duket se po vjen prej bashkatdhetarëve amerikanë”, ka deklaruar një tjetër zyrtar i inteligjencës amerikane në korrik kur ishte pyetur nga gazetarët për sigurinë e zgjedhjeve amerikane të nëntorit. “Me pak fjalë, aktorët e ndikimit të jashtëm po fshehin më mirë dorën dhe në vend të kësaj po i shtyjnë amerikanët që ta bëjnë këtë punë”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com