Foto-ilustrim

Rusia pranon ta zgjasë marrëveshjen e drithërave

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres konfirmoi të enjten se të gjitha palët janë dakorduar për ta zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për Drithin e Detit të Zi që synon lehtësimin e një krize globale ushqimore pasi Rusia kishte hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në marrëveshje.

“Unë e mirëpres marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi për ta lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithit, produkteve ushqimore dhe plehrave nga Ukraina”- tha Guterres në Twitter. “Iniciativa tregon rëndësinë e diplomacisë diskrete në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe”.

Marrëveshja, e nënshkruar në muajin korrik, pritej të skadonte të shtunën.

Në një postim në Twitter, ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se marrëveshja do të “zgjatet për 120 ditë”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov hodhi të martën dyshime mbi të ardhmen e marrëveshjes, duke thënë se ajo varej nga përmbushja e kushteve ekzistuese. Në fillim të këtij muaji, Rusia iu bashkangjit sërish marrëveshjes pasi tha se po tërhiqej.

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit dhe marrëveshja e grurit ka luajtur një rol vendimtar në uljen e çmimit të grurit dhe të mallrave të tjera globalisht./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala