Selia e NATO-s në Bruksel - Foto: REL/Shutterstock

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.

Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.

NATO i akuzoi zyrtarët e misionit rus se po punonin në fshehtësi si oficerë zbulimi dhe mori vendim të përgjysmojë numrin e ekipit të Moskës në selinë e saj.

Zoti Lavrov njoftoi gjithashtu se do të mbyllen edhe se zyrat ndërlidhëse ushtarake dhe ato informacionet të NATO-s, të cilat ndodhen në Moskë/VoA/.