Flamuri i Rusisë, Foto: Pixabay

Rusia ndërpret marrëveshjen e grurit pas sulmit në qytetin port të Krimesë

Rusia ka njoftuar se po pezullon përfshirjen në marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi, raporton BBC.

Vendimi erdhi disa orë pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm “masiv” me dron në flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Rusia “po përdor një pretekst të rremë”.

Pa dhënë prova, Rusia akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme “.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se dronët e përdorur në sulmin e së shtunës kishin në shënjestër anijet e përfshira në marrëveshjen e grurit. Ata tha se një anije kishte marrë dëme të vogla.

Disa orë më vonë, një deklaratë e Ministrisë së Jashtme në Moskë theksoi: “Pala ruse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve civile të ngarkesave të thata që marrin pjesë në “Nismën e Detit të Zi” dhe pezullon zbatimin nga sot për një periudhë të pacaktuar”.

Ata thane se masa ishte “në lidhje me veprimet e forcave të armatosura ukrainase, të cilat drejtoheshin nga specialistë britanikë” dhe se këto veprime “u drejtoheshin kundër anijeve ruse që siguronin funksionimin e korridorit të përmendur humanitar”.

Por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia po përdorte “pretekst të rremë për të bllokuar korridorin e grurit”. Ukraina, tha ai, kishte “paralajmëruar për planet e Rusisë për të prishur” marrëveshjen.

Sulm me mbi 10 dronë në qytetin port të Krimesë