Rusia kërcënon me ‘pasoja të rënda’ pas vendimit të Lituanisë për bllokimin e mallrave hekurudhore

Sot është dita e 119 e invazionit ushtarak rus në Ukrainë. Zhvillimet e fundit në dhe rreth këtij invazioni jane si në vijim:

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka nisur sulme ajrore në ishullin ‘Zmiinyi’, i njohur gjithashtu si Ishulli i Gjarpërinjve, duke shkaktuar “humbje të konsiderueshme” për forcat ruse. Komanda operacionale jugore e ushtrisë tha se kishte ndërmarrë “sulme të synuara me përdorimin e forcave të ndryshme” dhe operacioni ushtarak po vazhdon ende.

Situata ushtarake për mbrojtësit e Ukrainës në Donbasin lindor është “jashtëzakonisht e vështirë”, kanë thënë zyrtarët. Janë 568 civilë që mendohet se janë të strehuar në fabrikën kimike Azot të Sievierodonetsk, ndërkohë që sulmet ruse intensifikohen në një përpjekje për ta kapur Sievierodonetskun dhe Lysychanskun. Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se Lysychansk po sulmohej “gjerësisht”.

Mobilizimi masiv është “duke ndodhur” në Rusi me Kremlinin duke rekrutuar njerëz në rajonet më të varfra për të luftuar në Ukrainë, sipas zyrtarëve perëndimorë. Zyrtarët thanë gjithashtu se kishte “më shumë muhabet” për shëndetin e Vladimir Putin dhe “më shumë spekulime” se kush do ta zëvendësonte atë në Rusi. Megjithatë, ata thanë se nuk duket të ketë një “kërcënim të menjëhershëm” për pozicionin e presidentit rus nga elita apo nga popullata e përgjithshme.

Rusia ka kërkuar që Lituania tA heqë menjëherë ndalimin e tranzitit të mallrave në listën e sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt enklavës ruse të Kaliningradit. Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev, tha se pasojat e ndalimit “do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, vizitoi Ukrainën të martën për të diskutuar mbi krimet e luftës të Rusisë, tha një zyrtar i departamentit të drejtësisë. Garland u takua me prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova dhe njoftoi një ekip përgjegjësie për krimet e luftës për t’I identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët. “Nuk ka vend për t’u fshehur për kriminelët e luftës,” tha Garland.

Kremlini ka thënë se dy vullnetarë amerikanë të kapur nuk mbulohen nga konventat e Gjenevës dhe mund të përballen me dënimin me vdekje. Mediat ruse pretenduan se dy nga tre vullnetarët amerikanë të zhdukur në Ukrainë ishin kapur dhe mbaheshin nga forcat separatiste pro-ruse. Kremlini ka mohuar se i njeh vendndodhjet e tyre.

Hoëitzerët vetëlëvizës gjermanë kanë Arritur në Ukrainë në dorëzimin e parë të armëve të rënda të premtuara nga Berlini. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov. “Panzerhaubitzet 2000 gjermane me ekuipazhe të trajnuara ukrainase iu bashkuan familjes së artilerisë ukrainase.”

Turqia duhet të jetë e kujdesshme për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë, tha kreu i agjencisë së prodhimit të armëve të Turqisë. Vërejtjet e Ismail Demirit për ëall Street Journal tregojnë se si Ankaraja po luan gjithnjë e më shumë në të dyja anët e luftës. Dronët e prodhimit turk kanë luajtur një rol kritik në mbrojtjen e Kievit.

Delegacioni ushtarak i Turqisë do të udhëtojë në Rusi këtë javë për të diskutuar një korridor të mundshëm detar të sigurt në Detin e Zi për të eksportuar grurin ukrainas, sipas burimeve të presidencës turke. Një takim midis Turqisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara do të mbahet në Stamboll në javët e ardhshme, ndoshta me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, thanë burimet.

Vendet evropiane janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut. Jean Asselborn u tha gazetarëve: “Ne po punojmë drejt pikës ku i themi Putinit se Ukraina i përket Evropës, se ne gjithashtu do t’i mbrojmë vlerat që mbron Ukraina”.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është “e vendosur” të imponojë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa Moska të tërhiqet plotësisht nga Ukraina, ka thënë sekretarja e jashtme e Britanisë, Liz Truss. Ajo i tha parlamentit se do të udhëtojë në Turqi të mërkurën për t’i diskutuar opsionet për të ndihmuar në nxjerrjen e grurit nga Odesa. Boris Johnson paralajmëroi gjithashtu nevojën për t’i rezistuar “lodhjes në rritje” rreth luftës dhe tha se çdo lëshim ndaj Vladimir Putin do të ishte një “katastrofë”.

Rusia e ka bllokuar faqen e internetit të Telegrafit për raportimin e saj për pushtimin e Ukrainës. Gazeta tha se ishte akuzuar për “shpërndarjen e informacionit të rremë në lidhje me një operacion special ushtarak nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë”./The Guardian