Foto: BBC

Rusia godet Kievin dhe Lvivin, ndërsa përforcon ofensivën ndaj Mariupolit

Të shtunën herët në mëngjes u dëgjuan shpërthime në Kiev dhe qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Autoritetet nuk dhanë detaje të menjëhershme mbi numrin e viktimave apo dëme materiale si pasojë e këtyre sulmeve.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se 2,500 deri në 3,000 trupa ukrainase janë vrarë në shtatë javë luftë me Rusinë dhe rreth 10,000 vetë janë plagosur, por nuk bëri të ditur ndonjë shifër mbi viktimat mes popullatës civile.

Në një intervistë të premten për rrjetin televiziv CNN zoti Zelenskyy tha se 19,000 deri në 20,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftë. Moska bëri të ditur muajin e kaluar se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë dhe 3,825 të tjerë ishin plagosur.

Rusia tha të premten se të intensifikojë sulmet ndaj Kievit si dhe njoftoi se kishte përdorur raketa me vetëdrejtim për të goditur fabrikën Vizar që ndodhet në afërsi të Kievit, për të cilën tha se prodhonte dhe riparonte raketa.

Sulmi pasoi fundosjen e luftanijes kryesore të flotës ruse në Detin e Zi. Ukraina tha se një prej raketave të saj kishte shkaktuar fundosjen e luftanijes./VOA