Ilustrim, një gjimnaz i shkatërruar si pasojë e luftës në Ukrainë
Rusia e bombardoi Kievin natën
Rusia ka kryer një seri sulmesh raketore mbi Kiev në orët e hershme të së hënës(02.09.2024), derisa autoritetet ukrainase kanë raportuar për dy të lënduar si pasojë e mbetjeve të shpërthimeve. Bombardimet kanë shkaktuar zjarr dhe dëmtim të disa shtëpive dhe infrastrukturës publike, raporton Reuters.
Njësitet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë neutralizuar dhjetë raketa kruzë dhe dhjetë të tjera balistike, ka njoftuar administrata ushtarake e Ukrainës në një mesazh në aplikacionin “Telegram”.
Sirenat e alarmit për bombardimeve ajrore janë dëgjuar pothuajse për dy para se forcat ajrore të deklaronin se qielli ishte i pastër në orën tre e gjysmë të mëngjesit. Polonia, anëtare fqinje e NATO-s ka aktivizuar aeroplanët e aleatëve për të ruajtur hapësirën ajrore në rast të ndonjë sulmi.
Një fabrikë uji është dëmtuar në Kiev, derisa për bombardimeve është raportuar edhe në hyrje të një stacioni metroje që po përdoret si strehimore në distriktin Svyatoshynksyi, ka bërë të ditur kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, megjtihëse stacioni ende po operon. Vendi i bombarduar ndodhet krejt afër shtëpive dhe shkollave.
Sulmi ka lënduar dy persona, ka thënë Klitschko. Makinat janë kapluar nga flakët, por edhe disa ndërtesa të pabanueshme.
Dëshmitarët në Keiv i kanë thënë Reutersit se një seri shpërthimet që dukeshin si aksion neutralizues i njësiteve të mbrojtjes ajrore, janë dëgjuar në qytet, në zonën e qendrës.
Sulmi është kryer saktësisht një javë pasi Moska lansoi më shumë se 200 raketa dhe dronë drejt Ukrainës, duke lënë shtatë të vrarë dhe dëmtuar rrjete të rëndësishme infrastrukturore në mbarë vendin, në atë që Kievi e quajti “sulmi më masiv” prej fillimit të luftës në shkurtin e vitit 2022.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com