Rumania konfirmon më shumë se 400 vdekje nga COVID-19

Numri i pacientëve në Rumani të diagnostifikuar me COVID-19 që kanë vdekur tani ka arritur në 417, thanë autoritetet të shtunën.

Vendi konfirmoi gjithashtu 8 mijë e 418 raste të sëmundjes deri më tani.

Rumania po përgatitet për Pashkën Ortodokse këtë të dielë, me frikë se shumë qytetarë do të thyejnë rregullat e distancës sociale për të shënuar festën.

Një total prej 1 mijë e 730 personash që kanë pasur virusin janë shëruar dhe 248 janë në kujdesin intensiv.