Bukureshti. Foto: Flickr

Rumani, 10 mijë euro gjobë për një festë të ditëlindjes në kohë pandemie

Autoritetet rumune i kanë shqiptuar një gjobë rreth 10 m8ijë euro organizatorit të një feste private të ditëlindjes në të cilën morën pjesë 19 persona, raporton Balkan Insight.

Festa u mbajt të hënën në mbrëmje në një ndërtesë në Bukuresht, tha policia rumune.

Rregullat për ta parandaluar përhapjen e COVID-19 kufizojnë pjesëmarrjen në numër të çdo ngjarjeje private në gjashtë persona. Sipas mediave rumune, organizatori ishte djali i një pronari të njohur të një klubi të natës në Bukuresht i cili po e festonte ditëlindjen.