Berat Rukiqi - Foto: REL

Rukiqi: Kosova pritet të ketë tkurrje ekonomike prej 5%

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova pritet të ketë tkurrje ekonomike prej 5%.

Rukiqi ka shkruar në Facebook se kjo është si pasojë e efektit negativ në ekonomi të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19.

“Lidhja e normës të papunësisë me GDP-në, qysh e kemi mësu në makroekonomi, përkatësisht Ligji i Okunit. Me fjalë të tjera, kur norma e papunësisë rritet për 1%, GDP tkurret për 2%.Në bazë të projeksioneve të FMN-së dhe Bankës Botërore, Kosova pritet të ketë tkurrje ekonomike prej rreth 5%, si pasojë e efektit negativ në ekonomi, masave kufizuese për parandalim të përhapjes të pandemisë COVID-19”, ka shkruar Rukiqi në ‘Facebook’.