Rugova: Pozitë e opozitë mbështetën dhe ndihmuan për ‘Manifestën’ e Prishtinës

Krijuesi Yll Rugova tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se gjeti një mbështetje të gjerë në idenë e tij për mbajtjen e bienales “Manifesta 14” në Prishtinë.

Ai tha se pozitë e opozitë, më 2018, dhanë mbështetje dhe ndihmuan që “Manifesta” të mbahet këtë verë.

Rugova tha se e ndihmuan edhe Behgjet Pacolli, atëkohë zv/kryeministër dhe gruaja e tij, Maria.

“E shoqja e Pacollit, Maria, koleksioniste e artit,  ka qenë shumë e kyçur në këtë proces, për shkak se ka pasur njohuri nga Shën Petersburgut ku u mbajt ‘Manifesta’”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste Rugova ka folur edhe për projektin për shndërrimin e Burgut të Prishtinë në muze dhe projektin për shtëpitë-shkolla të Prishtinës.